Mirsevini në Forum Piskota
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini në Forum Piskota

Mirsevini ne WwW.P!SKoTa.GooFoRuM.CoM
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kampion në moshën 80 vjeçare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DaCi-B
Admin
DaCi-B


Numri i postimeve : 170
Join date : 17/09/2008

Kampion në moshën 80 vjeçare Empty
MesazhTitulli: Kampion në moshën 80 vjeçare   Kampion në moshën 80 vjeçare Icon_minitimeWed Sep 24, 2008 12:43 am

Australiani Rej Mun, i cili këtë vit do të festojë datëlindjen e 80-të, tejkaloi paralizën fëmijërore, operimin e zemrës dhe problemet financiare dhe në fund u bë kampion i Australisë në disiplinën "body building".
Rej Mun u shpall kampion në kategorinë +60 kilogram në kampionatin e amatorëve të Australisë. Ish pronari i disa restorantëve, filloi stërvitjet 5 vite më parë, kur përjetoi bankrot financiar. Kjo ishte motiv që Mun të merret me sportin e "body buildingut". Mun kishte nevojë për relaksim dhe të fokusohet në diçka tjetër, jashtë punës, prandaj ai zgjodhi sportin e body buildingut. 
"Kisha një fat të keq të inkorporohem në vështirësi financiare. Mbeta pa të holla dhe duhej të bëj diçka tjetër. Fillova të merrem me 'body building' në një sallë të specializuar, ku pronari është fitues i çmimit 'Mister Universum'”, deklaroi Mun, i cili shënoi këtë sukses pasi kishte kontroll të rreptë në pjesën e ushqimit dhe stërvitjeve.
"Stërvitësha 5 herë në javë - dy orë me stërvitje standarde dhe pastaj kisha shëtitje në distancë 3 ose 4 kilometra. Ushqimin, të cilin e konsumoja ishte përplot me proteine," shtoi kampion Rej Mun. Ai shpreson se me shembullin e tij do të nxis edhe persona të tjerë të jenë më aktiv. Ndërsa këshilla e tij është e thjeshtë: "Vazhdimisht kam pasur një qëndrim pozitiv, mirëpo kur nuk keni të holla dhe duhet të nisni prej fillimi, është diçka tjetër. Mirëpo nëse nuk hjekni dorë, nuk mund të shënoni fitore!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bota.forumsq.net
 
Kampion në moshën 80 vjeçare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mirsevini në Forum Piskota :: Argëtim & Zbavitje :: Kuriozitete-
Kërce tek: