Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka njoftuar se klubi nuk ka marrë një ofertë prej 150 milionë eurosh këtë afat kalimtar për syperyllin brazilian, Kaka.
Më herët shtypi italian kishte shkruar se Chelsea ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e asit të kuqezinjve, mirëpo Berlusconi ka thënë se një ofertë e tillë nuk i është bërë klubit të tij.
“Adriano (Galliani) më tregon gjithçka që ndodh në lidhje me skuadrën. A do ta kisha pranuar një ofertë të tillë? Jo. Por do të kisha qenë i informuar. T’i lëmë shakatë anash, ‘oferta’ të tilla nuk kanë ndodhur kurrë”.
“Milani i ka planifikuar mirë transferimet dhe i ka realizuar me sukses. Tifozët e kërkonin Ronaldinhon dhe ai erdhi, dhe deri më tani ka qenë i shkëlqyer në fushë”, ka thënë numri një i Rossonerëve.