Mirsevini në Forum Piskota
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini në Forum Piskota

Mirsevini ne WwW.P!SKoTa.GooFoRuM.CoM
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Klitschko fiton titullin e tretё

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DaCi-B
Admin
DaCi-B


Numri i postimeve : 170
Join date : 17/09/2008

Klitschko fiton titullin e tretё Empty
MesazhTitulli: Klitschko fiton titullin e tretё   Klitschko fiton titullin e tretё Icon_minitimeMon Oct 13, 2008 1:44 pm

Saktësisht 1.400 ditё pas betejёs sё tij të fundit, Vitali Klitschko ka mposhtur kampionin Samuel Peter, nё meçin e tё shtunës mbrёma, pёr ta rifituar kështu titullin nё kategorinë WBC - pesha e rёndё - dhe ka siguruar dominimin e vёllezёrve nё kёtё divizion.

37-vjeçari Klitschko, vëllai mё i vjetёr i kampionit nё fuqi nё kategoritë IBF, WBO dhe IBO, ka shtuar edhe kurorën e kategorisё WBC nё familjen e tij. Ndeshja e fundit e tij ishte nё dhjetor tё vitit 2004 pas tё cilës, pёr shkak tё njё lёndimi nё gju, mbeti pёrkohёsisht jashtë boksit.

Nё betejën e parё pas katёr viteve, Klitschko rrëzoi nga froni nigerianin Peter, i cili u dorëzua nё fund tё rundit tё tetё, pёr t’i dhёnё Klitschkos njё fitore me knock-out teknik si dhe titullin e kampionit tё botёs pёr tё tretёn herё.

Triumfet e kaluara

Vitali fitoi titullin e parё kundër Herbie Hide, nё vitin 1999, kur triumfoi nё kategorinë WBO, tё cilin mё vonё e humbi ndaj Chris Byrd nё vitin 2000. 

Ai u rikthye nё ring pёr tё fituar nё tё dyja kategoritë, WBC dhe IBO, tё cilat i humbi nё vitin 2003 nga Lennox Lewis. 

Pas triumfit dhe mbrojtjes sё titullit nё WBC kundër Danny Williams nё dhjetor 2004, Klitschko u detyrua tё heqё dorё nga boksi, deri nё ndeshjen e mbrёmshme.

Pёr nigerianin, i cili nuk arriti kurrë tё kёrcёnojё Klitschkovin, humbja ishte vetëm e dyta nё karrierën e tij, krahas 30 fitoreve. Me humbjen e mbrëmshme, ai humbi edhe titullin e fituar ndaj rusit Oleg Maskaev, mё 8 mars tё këtij viti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bota.forumsq.net
 
Klitschko fiton titullin e tretё
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mirsevini në Forum Piskota :: Të Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: