Mirsevini në Forum Piskota
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini në Forum Piskota

Mirsevini ne WwW.P!SKoTa.GooFoRuM.CoM
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DaCi-B
Admin
DaCi-B


Numri i postimeve : 170
Join date : 17/09/2008

Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa Empty
MesazhTitulli: Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa   Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa Icon_minitimeFri Sep 26, 2008 7:17 pm

Juventusi ka qenё befasia mё e madhe e javës tё katёr nё Serie A, pasi qё nuk arriti tё nxjerrë tri pikё tё plota nё ndeshjen përballё Catanias, tё zhvilluar nё Torino, qё përfundoi me barazim me rezultat 1-1.

Juventusi udhëhoqi nё pjesën mё tё madhe tё ndeshjes, falё golit tё shёnuar nga Amauri nё minutën e 16-tё, por nё pjesё tё dytё mysafirёt arritën tё barazojnë me anё tё Plasmatit (68’), duke iu dhёnё njё goditje tё papritur bardhezinjve.

Me kёtё barazim Juventusi humb vendin e dytё nё tabelё, tё cilёn tash e ndajnё Lazio dhe Atalanta. Zonja e vjetёr pas dy fitoreve dhe dy barazimeve renditet nё vendin e pestё, me tetё pikё, sa ka edhe Napoli nё vendin e katërt, qё mposhti Palermon si vendas.

Edhe mё keq ka kaluar Roma, qё ёshtё mposhtur nё fushё tё Genoas me rezultat 3-1. Vendasit hapёn rezultatin qё nё minutën e 4-tё, me anё tё Sculit, por De Rosi barazoi pas 28 minutash lojё. Pjesa e dytё ishte nё favor tё vendasve, kur Diego Milito shёnoi dygolёsh pёr t’i dhёnё fitoren Genoas (61’ dhe 88’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bota.forumsq.net
 
Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ranieri: Mendoj për Catanian jo për Scudetton
» Huntelaar do kalojë te Roma ose Reali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mirsevini në Forum Piskota :: Të Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: